SYRI TV/ Zjarr në banesë në Mbrostar Ura plagoset e moshuara që jetonte vetëm në shtëpi

14:14, 17/05/2023
A+ Aa A-

Zjarri ka përfshirë një banesë ne Mbrostar Ura në Fier. Ngjarja ka ndodhur ne mesditë dhe ka mbetur e lënduar nga flaket e moshuara Roza Shahu, e cila ka tentuar të dalë nga dritarja por me pas është rrëzuar përtokë dhe është dërguar menjëherë ne spital. Zjarrfikësit kanë izoluar vatrën e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre në shtëpitë e tjera të pallatit tre katesh.

Nga SYRI TV

Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur nga zjarri që përfshiu banesën e saj në një pallat trikatësh në Mbrostar Ura në Fier.

Sipas policisë, në momentin e renies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm e moshuara  Roza Shahu, e cila jeton e vetme.

Punonjësit e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

E moshuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit, të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Gazetar: Xh. Beharaj 

Operator: A. Mara 

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco