VIDEO/ Pamjet prekëse: Shokët dhe shoqet e Fationit nuk mbajnë dot lotët

10:44, 17/05/2023
A+ Aa A-

Këtë të mërkurë, Fation Bici nuk do të ulet në bankën e tij si çdo mëngjes krah shokut të klasës.

Shkollën “Asllan Shahini” të Gramshit mëngjesin e sotëm e ka pllakosur heshtja e dhimbja, për humbjen e një jete kaq të re, në mënyrë kaq tragjike.

Në vendin ku Fationi, vetëm 16-vjeç, do të ulej, sot qëndrojnë një tufë me lule, ndërsa të shokët e shoqet e tij të klasës nuk i mbajnë dot lotët. E gjithë klasa e të riut është në lot…

Jashtë, në rrugën pranë shkollës, aty ku Fationi u godit për vdekje, bashkëmoshatarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj.

Kujtojmë se 16-vjeçari humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar. Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco