Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës/ SPAK merr në dorë dosjen e Belerit

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës/ SPAK merr në dorë dosjen e Belerit

10:16, 17/05/2023
A+ Aa A-

Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Burime zyrtare të SPAK konfirmuan mbërritjen e akteve nga Prokuroria e Vlorës dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli17/05/2023 11:33

Po rama ka dhene edhe ka premtuar hapur fonde e investime vetem nese votohet kondidati i tij

Shto koment

Denonco