Vrasja e adoleshentit/ Arrestohen 4 të miturit, sherri nisi para 2 muajsh për...

Vrasja e adoleshentit/ Arrestohen 4 të miturit, sherri nisi para 2 muajsh për...

09:38, 17/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Elbasan, ku 16-vjeçari Fation Bici u godit me thikë në zemër gjatë një sherri mes 5 adoleshentëve.

Vetëm disa orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 4 adoleshentët me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit plagosën me thika viktimën dhe 15-vjeçarin Marko Liçi. Uniformat blu kanë sekuestruar 3 thika, 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja e ka pasur zanafillën dy muaj më parë kur dy të rinjtë kishin debatuar me njëri-tjetrin teksa argëtoheshin te makinat elektrike në qytet. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, ata kishin nisur debatin se kush do të argëtohej i pari në këtë qendër. Më pas, gjatë kësaj kohe ata kanë pasur debate me njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, duke përfunduar tragjikisht dje me një viktimë dhe të plagosur.

Ditën e djeshme mësohet se viktima ka dalë nga shkolla dhe është nisur për në shtëpi ku rrugës i kanë dalë përpara autori i ngjarjes. Mësohet se viktima e ka qëlluar me grusht autorin dhe më pas ai ka nxjerrë thikën duke qëlluar atë dhe kushëririn e tij

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco