I arrestuan pa prova, lirohen tre zyrtarët e bashkisë Shkodër

I arrestuan pa prova, lirohen tre zyrtarët e bashkisë Shkodër

15:28, 14/05/2023
A+ Aa A-

Lirohen nga gjykata e shkallës së parë tre punonjësit e bashkisë Shkodër Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli teknik sherbimesh në drejtorine e arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në drejtorinë e arsimit.

Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodres si te dyshuar per shperndarje te ndihmave ushqimore por ne seancen per masen e sigurise nuk kishte prova te mjaftueshme.

Prokurorja Shqipnjola Milla kerkoi "detyrim paraqitje" per tre zyrtaret dhe gjykata pranoi kerkesen e prokurorise duke liruar keta tre shtetas.

 Sipas burimeve i vetmi sms eshte transporti i ushqimeve nga nje dyqan ne nje dyqan tjeter, duke mos patur prova se keto ndihma do te shperndaheshin per qytetar te ndryshem ne kembim te votes siç pretendoi policia ne momentin e arrestimit.

Tre zyrtaret e bashkise Shkoder do ti rikthehen normalisht punes se tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco