Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tepelenë/ Plagoset me armën e policit, 16-vjeçari

Tepelenë/ Plagoset me armën e policit, 16-vjeçari

12:35, 11/05/2023
A+ Aa A-

Një i mitur është plagosur aksidentalisht me armën e babait polic te mikut të tij në Tepelenë.

Mësohet se ai është 16 vjeç ndërsa nuk dihet se si e ka marrë armën.

Mësohet se polici është pezulluar nga puna pas kësaj ngjarjeje. 

Njoftimi:

Tepelenë/Informacion paraprak    

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë. 

Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.   

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.         

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco