EMRI/ Po blinte vota për kandidatin e Alibeajt në Ballsh, ndalohet një grua

EMRI/ Po blinte vota për kandidatin e Alibeajt në Ballsh, ndalohet një grua

17:59, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një grua në Mallakastër është denoncuar se po blen vota në favor të kandidatit të grupimit Basha-Alibeaj, Agron Kapllanaj.

Denoncimi ka detyruar blutë të kërkojnë për shtetasen Dashuri Divintari, mbi të cilën është ushtuar një kontroll i imtësishëm.

Dyshimet për blerje votash kanë qenë të shumta, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarë të në rrjetet sociale, por në momentin e kontrollit nuk është gjetur asgjë.

Dashuri Divintari është ndaluar nga policia për shitblerje votash, në favor të Kapllanajt.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj del nëpër takime dhe flet për rikthimin e demokracisë dhe ndëshkimin e personave që blejnë vota, kandidati i tij ‘bën gjëmën’ në Mallakastër.

Shit-blerja e votës dënohet me ligji, ndaj edhe në këto ditë të fundit të fushatës, sipas qytetarëve mallakastriotë, personave që tentojnë të blejnë vota, u duhet mbyllur dera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco