VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, i bashkohen edhe banorë nga 'Ura e Gjolës'

16:38, 07/05/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë të diel kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, duke denoncuar pushtetin vendor e qendror dhe të gjitha institucionet përgjegjëse se nuk po i japin zgjidhje. Atyre u janë bashkuar edhe banorë të zonës Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, të cilët po ashtu preken nga projekti i rrugës. Në këto kushte banorët bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Nga SYRI TV

Ka vijuar edhe këtë të diel protesta e banorëve të Bërxullës, kundër ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ata vazhdojnë me denoncime ndaj pushtetit vendor e qendror dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke thënë se nuk po i japin asnjë zgjidhje.

Banorëve të Bërxullës u janë bashkuar në protestë edhe edhe banorë të zonës Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, të cilët po ashtu preken nga projekti i rrugës.

Në këto kushte banorët bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Prej 8 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, nga i cili në total preken 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco