Po rrinte në oborrin e shtëpisë, kamionçina me gurë i merr jetën

Po rrinte në oborrin e shtëpisë, kamionçina me gurë i merr jetën

16:26, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën duke qëndruar në oborrin e banesës së tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur, se shkaktar është bërë 39-vjeçari me inicialet A. T., pasi nuk ka siguruar siç duhet kamionçinën, e cila ka rrëshqitur dhe futur në oborrin e banesës së 55-vjeçarit me inicialet I. D., duke i marrë jetën.

Njoftimi i Policisë së Bulqizës:

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A. T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur  duke rënë në banesën e shtetasit I. D.,  rreth 55 vjeç.

Shtetasi I. D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco