Vrau vjehrrit dhe i fshehu në valixhe/ 30 vjet burg për Elona Kaleshin

Vrau vjehrrit dhe i fshehu në valixhe/ 30 vjet burg për Elona Kaleshin

10:30, 05/05/2023
A+ Aa A-

30 vjet heqje lirie ka dhënë gjykata italiane për Elona Kaleshin, 38-vjeçaren shqiptare e akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e Shpëtim dhe Teuta Pashos, prindërit e ish-të fejuarit të saj Taulant Pasho, të cilët rezultonin të zhdukur që prej tetorit të vitit 2015.

Trupat e bashkëshortëve u zbuluan në dhjetor të vitit 2020, në disa valixhe të braktisura në një terren mes burgut fiorentin të Soliçiano dhe superstradës Firenze-Pisa-Livorno.

Zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët kishin shkuar në Itali për të vizituar të birin, i cili doli nga burgu më 2 nëntor të 2015-s, u denoncua nga vajza e Pashove pranë karabinierëve të Castelfiorentino (Firenze), aty ku ajo jeton dhe ku tashmë prehen edhe trupat e prindërve të saj.

Pasditen e së enjtes (4 maj 2023), Gjykata e Firenze-s dha dënimin me 30 vjet burg për Elona Kaleshin, për vrasje të dyfishtë dhe gjymtim të kufomave.

Ndërkohë prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Për organin e akuzës, në bazë të hetimeve, 38-vjeçarja i vrau vjehrrit një natë përpara se Taulanti të dilte nga burgu. Krimin e kreu në apartamentin që kishte marrë me qira pikërisht për prindërit e të fejuarit të saj në Firenze.

Elona i vrau ata pasi i druhej faktit se do t’i tregonin të birit që partnerja e tij kishte abortuar gjatë kohës që ai ishte në burg, një fëmijë i ngjizur me dikë tjetër. Për avokatin mbrojtës të Kaleshit, ajo duhet të lirohej, sepse “nuk dihet nëse i ka vrarë, me kë i ka vrarë dhe përse i ka vrarë”./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco