Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

VIDEO-SYRI TV/ Vrasësit e Nikulajt, u strehuan në 'shtëpinë' e tij, lëvizjet e autorëve para krimit

16:41, 28/04/2023
A+ Aa A-

Hetimet e policisë kanë faktuar se grupi që kishte marrë përsipër vëzhgimin e Ardian Nikulajt ka qëndruar në hotelin e vëllait të tij në Shëngjin, nga ku kanë monitoruar lëvizjet e 50 vjeçarit deri ditën kur killeri portugez Ruben Saraiven kreu ekzekutimin. Edmond Haxhiaj në shkurt ka pritur në Rinas portugezin Ruben Saraiven dhe më pas janë nisur drejt Lezhës ku kanë qënduar deri në 19 prill kur është kryer dhe vrasja. Në lumin Drin është gjetur një arme zjarri tip pistoletë dhe pritet ekzaminimi që do faktojë nëse është arma e krimit.

Nga SYRI TV

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt më 19 prill në lokalin e tij Coral në Shëngjin, ku nga të dhënat rezulton se grupi mbështetës i vrasësit janë strehuar në hotelin e vëllait të biznesmenit Nikulaj.

Një e dhënë tjetër rreth ngjarjes së rëndë është edhe gjetja e pistoletës nga ana e forcave RENEA në lumin Drin. Arma që dyshohet të jetë përdorur për të vrarë Ardian Nikulajn është dërguar në laboratorin e kriminalistikës, që do të japë përgjigjen përfundimtarë nëse është e njëjta armë më të cilin portugezi Ruben Saraiven kreu ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Burime për SYRI TV bëjnë të ditur se britanikët që morën pjesë në atentat kanë pasur secili role të ndara dhe detyra për finalizimin e kësaj vrasje.

Mësohet se rreth orës 22:40, të datës 3 prill në Rinas kanë mbërritur nga Britania e Madhe , Harriet Bridxhman dhe Tomas Mithan. Ata janë larguar më një automjet Golf5 në drejtim të Shëngjinit. Kjo e dokumentuar edhe me filmimet e kamerave të sigurisë.

Në qytezën e Shëngjinit ata kanë mbërritur rreth orës 1:40 të datës 3 prill dhe kanë qëndruar në një hotel në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt.

Burimet bëjnë të ditur se më datë 5 prill në dhomën e tyre në hotelin e vëllait të Nikulajt ka shkuar anglezi tjetër Steven Paul Hunt.

Ndërkohë në 14 shkurt në Rinas ka zbarkuar edhe killeri portugez Ruben Saraiven, i cili sipas policisë është pritur nga Edmond Haxhiaj, teksa më pas ata janë nisur drejt Lezhës, konkretisht në fshatin Kakarriq, ku ka qëndruar pjesën më të madhe të kohës për të studiuar edhe terrenin.

Haxhiaj dhe atentatori nga Portugalia janë konstatuar edhe në një supermarket në Shkodër, kjo e dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë së marketit.

Përgjatë kësaj periudhe grupi ka mbajtur nën vëzhgim Ardian Nikulajt, deri sa mesditën e 19 prillit është finalizuar edhe atentati mafioz ndaj 50 vjeçarit, i cili në Lezhë njihej si biznesmen dhe politikan.

Këtë të premte FNSH ka zbarkuar në fshatin Kakarriq të Lezhës, ku ka ushtruar kontrolle në banesë dhe në afërsi të vendit ku gjet motori i vrasësit.

Grupi i vrasave dhe Edmond Haxhiaj kanë lënë Shqipërinë, teksa autoritetet shqiptare vijojnë hetimet intensive.

Kjo është hera e parë ku një skuadër vrasësish në gjirin e së cilës ishin 5 shtetas të huaj finalizon një atentat mafioz me prapavijë gjakmarrjen në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco