E rëndë në Fier, 54-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, transportohet në spital

E rëndë në Fier, 54-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, transportohet në spital

20:25, 27/04/2023
A+ Aa A-

Një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Fier.

“Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe”, bën me dije policia.

Gruaja aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco