'Burg përjetë' shqiptarit nga Kosova/ Vrau gruan dhe kunatën në Zvicër

'Burg përjetë' shqiptarit nga Kosova/ Vrau gruan dhe kunatën në Zvicër

10:33, 27/04/2023
A+ Aa A-

Shqiptari nga Kosova kishte vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij më 8 janar 2018.

Në apelin e bërë në Gjykatën Federale, i dënuari për vrasje donte të lirohej nga akuzat për vrasje të shumëfishtë. Në vend të kësaj, ai duhej të dënohej me një maksimum prej pesë vjet burgim, shkruan sda.ch.

Gjykata e Lartë e Aargaut nuk pranoi se autori ka vepruar në një gjendje emocionale të justifikuar, të dhunshme ose nën stres të madh mendor, siç ka pretenduar avokati.

Gjykata e Lartë Federale e ka hedhur poshtë këtë paraqitje të gjërave, siç shihet edhe nga aktgjykimi i publikuar të mërkurën..

Gjykata Federale mbështet Gjykatën e Lartë (Kantonale)

Në shtator të vitit 2022, Gjykata e Apelit kishte argumentuar bindshëm se ankuesi nuk kishte vepruar në gjendje të dhunshme emocionale që do të ishte e justifikueshme sipas rrethanave.

Me rrëzimin e ankesës, aktgjykimi i Gjykatës së Lartë është tashmë i formës së prerë: dënim me burgim të përjetshëm, përcjell albinfo.ch. E njëjta gjykatë urdhëroi gjithashtu dëbimin 15-vjeçar nga vendi, dhe hyrjen në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).

Në burg, i dënuari duhet të kryejë terapi ambulatore për pesë vjet.

Vrasësi kishte goditur me thikë dy gratë në Hausen AG. Të hënën, më 8 janar 2018, teksa fëmijët niseshin për ditën e parë të shkollës pas pushimit të Krishtlindjes, ai kishte vrarë gruan e tij 38-vjeçare, e cila ishte ende në shtrat.

Ai e ka goditur atë dy herë në pjesën e sipërme të trupit me një thikë të gjatë dhe të mprehtë. Më pas ka goditur me thikë edhe kunatën e tij 31-vjeçare, e cila kishte fjetur në dhomën e fëmijëve.

Në prezantimin e vendimit në Gjykatën e Lartë (Kantonale) ishte thënë se gruaja dhe motra e saj “sigurisht nuk ishin shenjtore”.

I akuzuari, me idetë e tij të ngurta për rolin e tij si “Pater Familias”, ka vepruar si sundues i jetës dhe vdekjes” dhe “ka kthyer nderin në vend”.

Kunata ishte aleate e gruas së tij, sipas të akuzuarit dhe ishte përgjegjëse për ndryshimin që kishte pësuar kjo e dyta. Kryesuesi i trupit gjykues ka thënë se mënyra e vrasjes së tyre flet për një urrejtje të madhe të autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco