‘Dhuna në familje dhe thyerje e vendimit të Gjykatës”, dy të arrestuar në Durrës

‘Dhuna në familje dhe thyerje e vendimit të Gjykatës”, dy të arrestuar në Durrës

09:28, 27/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy shtetas, të cilët akozohen për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. T., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C”, njofton policia e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco