Del FOTO-ja/ Ky është portugezi që ekzekutoi Aridan Nikulajn

Del FOTO-ja/ Ky është portugezi që ekzekutoi Aridan Nikulajn

20:56, 26/04/2023
A+ Aa A-

Këto pamje të reja tregojnë lëvizjet e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, një javë më parë në Shëngjin.

Ekzekutori, i cili sipas policisë dyshohet se është portugezi Ruben Saraiva, siç shihet në pamje, vjen rreth e rrotull kompleksit të Nikulajt, përpara se të futet brenda ku zbraz breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit.

Image

Më foton e mësipërme është e portugezit Ruben Saraiva.

Ndërsa në foton tjetër, Saraiva shihet teksa largohet nga vendi i ngjarjes.

Image

Më herët, Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit 51-vjeçar, një javë më parë në Shëngjin.

Kështu, në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati morën pjesë 6 persona. Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.

Ndërkohë, në video më lart shfaqet britaniku Steven Hunt, i cili akuzohet se e mbajti nën vëzhgim viktimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco