Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Ende pa u bashkuar dy prokuroritë, prokurorët e Dibrës dhe të ata Matit përfshihen në konflikt

Ende pa u bashkuar dy prokuroritë, prokurorët e Dibrës dhe të ata Matit përfshihen në konflikt

17:04, 25/04/2023
A+ Aa A-

Me datë 1 maj Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Mat do të bashkohen me prokurorinë dhe gjykatën e Dibrës, në kuadër të zbatimit të hartës gjyqësore. Por vetëm një javë para se prokurorët e Matit do të transferoheshin në Dibër në prokurorinë e këtij rrethi ka patur lëvizje. Burime bëjnë me dije se prokuror të prokurorisë Dibër i kanë kërkuar dorëheqjen kryeprokurorit Rifat Kojku, i cili ishte në prag të pensionit.

Dyshohet se kjo lëvizje është bërë që pas bashkimit me prokurorinë e Matit, të mos kishte zgjedhje për drejtuesin e ri të prokurorisë. Burime kofidenciale thanë se prokurorët e Dibrës kanë dashur të përjashtojnë nga gara dy prokurorët që shkojnë nga Mati, Abaz Muça dhe Alma Bramo.

Mësohet se Kojku ka dhënë dorëheqjen dhe në krye të prokurorisë së Dibrës është komanduar Urim Buci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco