Vritet shqiptari në Spanjë/ Mediat: Krimi lidhet me trafikun e drogës

Vritet shqiptari në Spanjë/ Mediat: Krimi lidhet me trafikun e drogës

11:29, 25/04/2023
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kanë identifikuar një person që u braktis në një spital në Girona të dielën, i plagosur rëndë me thikë.

Personi humbi jetën më vonë në spital, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar.

Ai jetonte në Costa Brava dhe nuk kishte dokumente me vete.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasi u zbulua targa e makinës me të cilën ai mbërriti në spital.

Gazeta spanjolle 'El Espanol' shkruan se vrasja e tij lidhet me trafikun e drogës.

Rreth orës 07:00 të së dielës, një automjet ndaloi në derën e urgjencës së spitalit. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë, i cili kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua me shpejtësi nga vendi.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco