Gjuetia për ‘binjakët Lupin’/ Historia e pazakontë e vëllezërve shqiptarë të përfshirë në dhjetëra grabitje

Gjuetia për ‘binjakët Lupin’/ Historia e pazakontë e vëllezërve shqiptarë të përfshirë në dhjetëra grabitje

10:39, 25/04/2023
A+ Aa A-

Ata janë riemërtuar si “binjakët Lupin”, me protagonistin e famshëm të romaneve Maurice Leblanc (Arsene Lupin), por Edmond dhe Eduard Trushi nuk kanë asgjë të përbashkët përveç “vesit” të vjedhjeve.

Dy vëllezërit shqiptarë 38-vjeçarë nuk dënohen dot, sepse janë praktikisht identikë dhe madje kanë të njëjtën ADN.

Dy vëllezërit shqiptarë janë specialistë të vjedhjeve nëpërmjet një vrime në dritare apo dyer, duke arritur të grabisin qindra banesa. Ata kryejnë veprimtarinë e tyre në dhe rreth Udine. Janë arrestuar disa hera nga policia, por ka një problem: janë fotokopje të njëri-tjetrit.

Kanë të njëjtën prerje flokësh, të njëjtën lartësi, të njëjta veshje e madje edhe tatuazhet i kanë identike. Aq sa është pothuajse e pamundur t’i atribuohet një krim në mënyrë specifike njërit prej të dyve. Problemi është mbi të gjitha ADN-ja, gjithashtu identike. Dhe kështu, testi që shpeshherë zgjidh krimet më të ndërlikuara në rastin e tyre nuk funksionon. Dhe edhe nëse ata lënë disa gjurmë në vendin e krimit, identifikimi është pothuajse gjithmonë i pasigurt. Një dhimbje koke e vërtetë për hetuesit që nuk janë në gjendje t’i akuzojnë. Megjithatë, një studim i Universitetit të Islandës, i botuar në vitin 2021, tregoi se edhe binjakët homozigotë kanë dallime (përveç shenjave të gishtërinjve, natyrisht).

Vëllezërit Trushi për një kohë të gjatë ia kishin dalë mbanë, edhe kur u kapën në flagrancë. Në vitin 2020 ata u dënuan me 2 vjet e 2 muaj burg nga gjykata e Mantovës. Mbi ta rëndonin edhe dy dënime të tjera, i pari me 6 vjet e 10 muaj, i dyti me 5 vjet e 5 muaj si dhe një urdhër dëbimi nga Italia.

Pas një periudhe qetësie relative, ata duket se janë kthyer, pasi dyshohen si autorë të vjedhjeve të reja, bën të ditur për Corriere.it komandanti i Njësisë Hetimore në Udine. Për këtë arsye, ai kërkon ndihmën e qytetarëve. A do të zbulohet fajësia e tyre?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco