Vrasja e Nikulajt, 10 pyetje për anglezin, niset letërporosi drejt Anglisë

Vrasja e Nikulajt, 10 pyetje për anglezin, niset letërporosi drejt Anglisë

17:41, 24/04/2023
A+ Aa A-

Hetuesit e Lezhës përveç mbledhjes së provave përgjatë rrugës ku dyshohet se ka kaluur vrasësi i Ardian Nikulajt po përgatit letërporosi me 10 pyetje për autoritetet britanike mbi dyshimet se një anglez është përfshirë në ngjarje. Hetimet janë përqendruar edhe në gjetjen e automejtit me të cilin dyshohet se është larguar vrasësi.

Dyshimi i krijuar nga hetuesit e Lezhës për përfshirjen e mundshme të një shtetasi anglez në vrasjen e Ardian Nikulajt ka berë që në drejtim të Britanisë së Madhe të adresohet një kërkesë me 10 pyetje.

Këto pyetje do t’i bëhen shtetasit anglez nga oficerët atje sapo kërkesa e nisur nga Ministria e Drejtësisë të përkthehet.

Ora News ka mësuar së këto pyetje kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ai ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes dhe largimi i tij, por edhe personat që e shoqëronin gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.

 Këto pyetje të prokurorisë së Lezhës do të përkthen në gjuhë angleze, e ndërsa pritet që në fillimi të muajit maj të kenë edhe përgjigje zyrtare.

Pjesë e hetimit për zbulimin e ngjarjes është bërë edhe një mjet tip "Land Rover Defender" që  dyshohet se ka trasportuar vrasësin së bashku më motorin që përdori për krimin.

Kjo kamer sigurie ka filmuar momentin kur makina kalon në brendësi të fshatit Kukel, por që është ende i paqartë destinacioni final.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco