Persona të paidentifikuar i vënë flakën fadromës së bashkisë Shkodër

Persona të paidentifikuar i vënë flakën fadromës së bashkisë Shkodër

16:03, 24/04/2023
A+ Aa A-

Një mjet pune tip ‘fadromë’ në pronësi të bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.

Në faqen zyrtare të bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.

Bashkia bën thirrje që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

‘Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente

‘Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir - Mal i Shoshit’, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje’- thuhet në njoftimin e bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco