Aksident në Gjirokastër, plagoset një shtetas kinez dhe pasagjeri i një kamioni

Aksident në Gjirokastër, plagoset një shtetas kinez dhe pasagjeri i një kamioni

18:22, 23/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Gjirokastër këtë pasdite.

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit", janë përplasur automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç,  banues në Fier.

“Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip "Fiat" shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit", janë përplasur automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç,  banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip "Fiat" shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco