Angli: Mafiozi shqiptar kundërshton dëbimin pas burgut: Im bir ka nevojë për kujdes të mirë shëndetësor!

Angli: Mafiozi shqiptar kundërshton dëbimin pas burgut: Im bir ka nevojë për kujdes të mirë shëndetësor!

11:01, 22/04/2023
A+ Aa A-

Toni Boboshi, i cili përmbyti rrugët e Britanisë së Madhe me drogë për llogari të mafies shqiptare, po lufton për të qëndruar në Britani, duke pretenduar se djali i tij autik do ta konsideronte largimin e tij prej aty si shkatërrues.

Kreu i një bande të lidhur me mafian shqiptare që i mbushi  rrugët e Britanisë me drogë ka ngritur një padi ligjore për të qëndruar në Britaninë e Madhe pas lirimit të tij nga burgu, në mënyrë që ai dhe familja e tij aty të vazhdojnë të gëzojnë përfitimet nga sistemi britanik i kujdesit shëndetësor, shkruan The Sun.

Toni Boboshi ishte në krye të një rrjeti në këtë vend që kontrollonte një industri kanabisi të rritur në një pronë, me vlerë 6 milionë paund dhe ku kishte punësuar rreth 30 persona.

Boboshi, 49 vjeç, kërkoi ndihmën e bashkëqytetarëve shqiptarë për të pastruar paratë e fituara nga droga përmes llogarive të tyre bankare me bazë në Britani.

Ai u kap në vitin 2018  dhe u burgos për gjashtë vjet, por u lirua pas vetëm 30 muajsh. Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, vuri në lëvizje planet për të dëbuar kriminelin, por ai ka nisur përpjekjet ligjore në përpjekje për të qëndruar në Britani, duke pretenduar se largimi i tij nga vendi do të ishte "shkatërrues" për djalin e tij autik, i cili është që nga lindja shtetas britanik.

Në një seancë dëgjimore të gjykatës së imigracionit në Mançester të premten, The Sun raportoi se një gjyqtari iu tha nga oficerët e shërbimit të provës se Boboshi konsiderohej si "rrezik i ulët" për sa i përket mundësive për të përsëritur veprën penale.

Por një zyrtar i Home Office theksoi se Boboshi kishte marrë pjesë tashmë në një seancë dëgjimore të gjykatës së imigracionit në të cilën ai humbi çështjen dhe se ky apel i tij nuk duhet të aprovohet.

Perandoria e drogës e Boboshit ishte kryesisht në Yorkshire  dhe Wiltshire.

Në përfundim të gjyqit të tij nnë vitin 2018, inspektori detektiv Karen Ryan i Ekipit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuara të Policisë së Madhe të Mançesterit tha: “Grupi përdori emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacion mashtrues për të shmangur zbulimin nga autoritetet, për të frustruar hetimet e policisë dhe për të tentuar të i shmanget ndjekjes penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco