Vlorë, pas disa ditë përndjekje, 39-vjeçaren e godasin në kokë, sulmuesi zhduket

Vlorë, pas disa ditë përndjekje, 39-vjeçaren e godasin në kokë, sulmuesi zhduket

09:33, 22/04/2023
A+ Aa A-

Një grua 39 vjeçe në Vlorë është kërcënuar dhe goditur me një send të fortë në kokë nga një person rreth 37 vjeç, i cili pas sulmit është larguar dhe fshehur.
Policia e ka shpallur në kërkim personin me iniciale I.SH, banor i Vlorës, që duket se është shtyrë nga motive të dobëta për ta dhunuar gruan në fjalë, të cilën edhe e ka përndjekur për disa ditë.

Në njoftimin e Policisë thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco