Zjarr dhe panik në Kirurgjinë e Shkodrës, evakuohen pacientët

Zjarr dhe panik në Kirurgjinë e Shkodrës, evakuohen pacientët

08:29, 22/04/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në njërën nga dhomat e repartit të Kirurigjisë të Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke shkaktuar panic tek pacientët dhe mjekët. Menjëherë është bërë evakuimi i tyre dhe fatmirësisht, dëmet janë vetëm materiale. Policia e Shkodrës dyshon se zjarri është aksidental.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Rreth orës 7:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco