Operacioni me tetë të arrestuar/ Si vepronte organizata kriminale në Itali, shqiptarët ‘koka’ e trafikut

Operacioni me tetë të arrestuar/ Si vepronte organizata kriminale në Itali, shqiptarët ‘koka’ e trafikut

19:01, 21/04/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë në Itali, ku ranë në pranga të paktën tetë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se organizata kriminale kryesohej nga shqiptarë dhe transportonte sasi të mëdha kokainë nga Holanda duke e kaluar në rajone të ndryshme të Italisë.

Operacioni u finalizua ditën e djeshme ndërsa mbi 40 persona u hetuan.

Por si operonte organizata kriminale?

Hetimet zbuluan se kishte një ortakëri mes anëtarëve të organizatës. Bëhej fjalë për një grup me shqiptarë që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë dhe një bashkëatdhetar, me banim në Santa Croce sull’Arno (Pi) dhe në Massa dhe Cozzile (Pt).

Ishin këta personat që siguronin sasi të konsiderueshme kokaine me një çmim 24/30,000 euro për kilogram, në varësi të cilësisë së kokainës.

Droga e blerë në Holandë transportohej në Itali nga bashkëpunëtorë të besuar dhe mbahej në shtëpi që ishin zgjedhur larg vendbanimeve ku banonin drejtuesit e organizatës

Për sa u përket tre elementëve drejtues të organizatës shqiptare, u konstatua se ata kishin marrëdhënie me dy autorë të Salernos, që i përkisnin dy organizatave të dallueshme kriminale të tipit Camorra, të cilët furnizoheshin rregullisht me kokainë dhe më pas rishiteshin nga italianët në provincën e Salernos dhe Avellino-s.

Gjatë periudhës së hetimit dyshohet se organizata ka futur në Itali rreth 300 kg kokainë.

Bashkëpunëtorët e grupit përdornin një sistem të veçantë për t’iu referuar sasisë së kokainës, e cila tregohej me shkronja dhe jo me numra, ku secila shkronjë korrespondonte me një numër nga 0 në 9. Ky sistem u identifikua nga hetuesit e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco