VIDEO-SYRI TV/ Atentati ndaj Ardian Nikulajt, gjakmarrja dhe politika janë dy pistat për vrasjen

16:22, 21/04/2023
A+ Aa A-

Për tre dite me radhë vrasësit e kanë ruajtur për ta ekzekutuar Ardian Nikulajn, deri sa finalizuan misionin e tyre mesditën e 19 prillit. Motori i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë në 17 prill, 18 prill dhe 19 prill, kur ka kryer dhe vrasjen. Autori me të njëjtin motor është nisur në drejtim të Shkodrës. pistat kryesore ku është përqendruar prokuroria dhe policia, janë ato të ‘gjakmarrjes’, por edhe ajo e angazhimit politike, ku ai ishte një faktor i rëndësishëm në zonën e Lezhës.

Nga SYRI TV

Teksa kanë kaluar 2 ditë nga atentati mafioz ku humbi jetën 50-vjeçari, Ardjan Nikulajt, Policia e Shtetit nuk ka ende një person të identifikuar apo arrestuar. Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin I cili në momentin e atentatit ka qenë I vetëm, por dyshohet se është ndihmuar nga një tjetër person për tu larguar.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka ardhur me motor nga Shkodra në Shëngjin për tre ditë më radhe, deri sa në 19 prill ka finalizuar atentatin ndaj Ardian Nikulajt.

Motori është parë fillimisht në 17 prill përpara lokalit të Nikulajt, por mesa duket autori nuk e konstatuar objektivin teksa vrasja është finalizuar mesditën e 19 prill.

Me të njëjtin motor autori është rikthyer në Shkodër, ku nga kamerat e sigurisë është konstatuar deri në hyrje të Shkodrës.

Mister mbetet fakti se ai ka kaluar të gjitha postblloqet e policisë së Shtetit.

Pamjet filmike të siguruara nga Syri TV tregojnë momentin kur autori futet në ambientet e lokalit dhe pasi e pyet ‘si je Ardian’ për të konfirmuar edhe një herë shënjestrën e tij ai e ekzekuton me 7 plumba të armës pistoletë TT.

Burimet nga policia bëjnë me dije se ka dyshime te forta se te paktën 2 persona e kanë vëzhguar për rreth 2 jave Nikulajn deri ditën e ekzekutimit. Gjithashtu dyshohet se një ndër informatorët mund të ketë qenë afër Nikulajt. Ky dyshim vjen edhe për shkak të rrugës që ka ndjekur ekzekutori i cili u fut nga pjesa mbrapa e lokalit dhe shënjestrën e kishte të qartë.

Personat te cilët ishin prezent ne vendin e ngjarjes ishin, vjehrri, një nga kamerierët e lokalit dhe një roje sigurie.

Te 3 janë shoqëruar dhe kane dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen, por nuk ka qenë shumë ndihmuese sa i përket zbardhjes se ngjarje. Ndërkohë pistat ku po heton policia janë ‘gjakmarrja’ dhe ‘vrasje me prapavijë politike’ dy pistat ku është përqendruar punën për vrasjen e Ardian Nikulajt, politikan lokal dhe biznesmen i njohur në rrethin e Lezhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco