Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

U përpoq të grabiste shokun, kapet i mituri shqiptar në Greqi

U përpoq të grabiste shokun, kapet i mituri shqiptar në Greqi

10:53, 21/04/2023
A+ Aa A-

Grabitjet ndaj të miturve në Greqi duket se po kthehet në një fenomen të përditshëm. Mediat vendase shkruajnë se dy 16 vjeçarë janë bërë pre e sulmuesve në rrugë në zonën e Athinës dhe Moschatos.

Sipas mediave, ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën Aesopou në Athinë kur një 16-vjeçar ka marrë kërcënime nga një mik nga Shqipëria për t’i dhënë celularin. Pas verifikimeve nga policia është bërë i mundur ndalimi i shqiptarit sulmues.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Moschato, rreth orës 22:50, kur një djalë 16-vjeçar është sulmuar nga persona të panjohur, të cilët e kanë bllokuar atë dhe i kanë marrë një altoparlant portativ, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco