SYRI TV/ 'Si je Ardian?' - Fjalët e ekzekutorit të biznesmenit, atentati 'low cost' ndaj Ardian Nikulajt

14:48, 20/04/2023
A+ Aa A-

“Si je Ardian?” - Këto janë fjalët që autori i ka thënë Ardian Nikulajt para ekzekutimit.  Pas ngjarjes autorët janë larguar drejt Shkodrës, ku motori është para për herë të fundit në zonën e Balldrenit, ku më pas dyshohet se ka hyrë në rrugë dytësore. Gjakmarrja, çështjet e biznesit dhe vrasje me prapavijë politike janë pistat ku policia e Lezhës po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga SYRI TV

Atentat me kosto minimale, por me ekzekutimin  e një objektivi me peshë politike dhe financiare të madhe në Lezhë siç ishte Ardian Nikulaj.

Autori i vrasjes së Ardian Nikulajt nuk ka përdorur doreza kur ka kryer krimin, çka mund të ndihmojë Policinë për gjetjen e gjurmëve që mund të bëjnë identifikimin e tij.

Autori dhe bashkëpunëtori kanë lëvizur me motorr drejt Lezhës dhe më pas drejt Shkodrës, teksa kamerat e sigurisë i kanë kapur për herë të fundit në Balldre, ku aty dyshohet se i kanë ndihmuar persona të tjerë për t’u larguar drejt Shkodrës ose Mirditës në rrugë dytësore.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime te forta se te paktën 2 persona e kane vëzhguar për rreth 2 jave Nikulajn deri ditën e ekzekutimit.

Gjithashtu dyshohet se një ndër informatorët mund të ketë qenë afër Nikulajt. Ky dyshim vjen edhe për  shkak të rrugës që ka ndjekur ekzekutori i cili u fut nga pjesa mbrapa e lokalit dhe shënjestrën e kishte të qartë.

Personat, të cilët ishin prezent në vendin e ngjarjes ishin vjehrri,  një nga kamerieret e lokalit dhe një roje sigurie.

Të 3 janë shoqëruar dhe kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen, por nuk ka qënë shumë ndihmuese sa i përket zbardhjes së ngjarjes.

Sipas rrëfimit të vjehrrit të tij, ekzekutori i maskuar si motorist, hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulajt dhe e ka thirrur në emër: “Si je Ardian?”

Ndoshta kjo edhe si mënyrë për të konfirmuar edhe një herë të fundit se personi që kishte përballë ishte shënjestra e tij.

Në momentin që 51-vjeçari i është përgjigjur, autori qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja, por vetëm 2 kanë përfunduar në trupin e biznesmenit duke i marrë edhe jetën.

Gjakmarrja dhe vrasje me prapavijë politike janë dy pistat ku policia ka përqendruar punën për vrasjen e Ardian Nikulajt, politikan lokal dhe biznesmen i njohur në rrethin e Lezhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco