Pamjet nga vendngjarja/ U qëllua për vdekje, biznesmeni i vrarë kishte ndërruar emrin më 2003

14:08, 19/04/2023
A+ Aa A-

Detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.

Mësohet se kanë qenë dy persona që i janë afruar Nikulajt dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve.

Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autorët fill pas krimit u larguan nga vendngjarja.

Syri Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco