Takimi i Policive të Evropës, Rrumbullaku: Lufta kundër krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike prioritet

Takimi i Policive të Evropës, Rrumbullaku: Lufta kundër krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike prioritet

10:18, 19/04/2023
A+ Aa A-

Sot 43 shefat e policive të kryeqyteteve evropiane janë mbledhur në Tiranë, në kuadër të konferencës për thellimin e bashkëpunimit për të rritur parametrat e sigurisë mes vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha ndër të tjera se krimi i organizuar, trafikimet e jashtëligjshme dhe sulmet kibernetike që deri pak kohë më parë ishin të papërfillshme janë kthyer në prioritet.

Sipas tij sulmet kibernetike sot janë kthyer në një shqetësim madhor për shumë vende të botës.

Pjesë nga fjala e Rrumbullakut:

Krimi është sot më shumë se kurrë, pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja rrugë për të kaluar këto pengesa është bashkëpunimi, kordinimi dhe unifikimi i operacioneve të përbashkëta policore.

Qytetarët tanë kanë nevojë për garanci, siguri dhe mbrojtje. Sot jemi këtu pikërisht për të gjetur rrugët e duhura për bashkëpunim.

Fillimi i përbashkët për të forcuar bashkëpunim dhe për të rritur parametrat e sigurisë, nuk është vetëm figurativ.

Në fokus të kësaj konference do të jenë disa nga sfidat e përbashkët të sigurisë, shkëmbimi i eksperiencës, evidentimi dhe promovimin i praktikave të bashkëpunimit me qëllim përballimin e sfidave të reja dhe aktuale.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm është përparësia jonë.

Sulmet dhe krimet kibernetike nga një rrezik i papërfillshëm jo shumë kohë më parë, janë kthyer një nga kërcënimet më serioze dhe sfidë e vërtetë e agjensive ligjzbatuese në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco