Dëshmia tronditëse/ ‘Ervisi e kishte zhveshur vajzën, i kishte hipur sipër dhe ia mbante gojën mbyllur’

Dëshmia tronditëse/ ‘Ervisi e kishte zhveshur vajzën, i kishte hipur sipër dhe ia mbante gojën mbyllur’

18:16, 14/04/2023
A+ Aa A-

Ervis Rrapo, 29-vjeçari me detyrë si kryeplak i fshatit Rehovë ka mohuar akuzat për përdhunim të bashkëfshatares së tij. Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për Rrapon, por ky i fundit ka thënë se gjithçka është bërë për hakmarrje, por nuk ka treguar se çfarë konflikti ka pasur me babain e vajzës.

Ndërkohë babai i vajzës, ka deklaruar në polici, se ai e kishte kapur lakuriq Ervis Rapon, brenda në banesën e tij. Sipas babait, Rrapo ishte i zhveshur dhe i kishte mbyllur gojën vajzës së tij, teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.

Megjithatë, ende nuk janë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore të vajzës. Pritet që këtë fundjavë gjykata e Korçës, të shprehet nëse do vendosë arrest me burg për Ervis Rapon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco