Ktheu garazhdin në laborator/ Arrestohet ‘kapoja’ shqiptar, i gjenden 9 kg heroinë dhe 33 mijë euro

Ktheu garazhdin në laborator/ Arrestohet ‘kapoja’ shqiptar, i gjenden 9 kg heroinë dhe 33 mijë euro

13:34, 12/04/2023
A+ Aa A-

Të akuzuar për trafik heroine, mes viteve 2020-2022, autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet për një 29 vjeçar shqiptar dhe për 10 persona të tjerë pjesë të grupit të tij, me tyre edhe 2 bashkatdhetarë.

Policia italiane arrestoi 29 vjeçarin shqiptar pas disa kohësh hetimesh intensive, ndërsa i kanë sekuestruar gati 9 kg heroinë dhe 34 mijë euro.

I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë,  ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

Më pas kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera.

Për aktivitetin e paligjshëm, shqiptari kishte përdorur garazhin e shtëpisë së tij si magazinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco