Goditi me thikë të riun, arrestohet 19-vjeçari në Pogradec

Goditi me thikë të riun, arrestohet 19-vjeçari në Pogradec

13:33, 12/04/2023
A+ Aa A-

Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar.

“Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco