Arrestohet Portokallja që mbillte kanabis në kubikë, në kërkim bashkëshorti i saj

Arrestohet Portokallja që mbillte kanabis në kubikë, në kërkim bashkëshorti i saj

12:53, 12/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuart gjatë operacionit "Kreshpan", 59-vjeçaren Portokalle Yzeiraj dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj,  Daniel Yzeiraj, pasi atyre iu gjetën 182 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Po ashtu, në banesën e tyre u gjet edhe një çifte që mbahej pa leje.

Policia e Fierit, me mbështetjen e inteligjencës informative kanë evidentuar dhe goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Kreshpan”, një tjetër rast të mbjelljes së bimëve narkotike dhe për të cilin u arrestua Portokalle Yzeiraj, 49 vjeçe dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj shtetasi Daniel Yzeiraj, 51 vjeç (por edhe me emrat Sokol e Kristo).

Si rezultat i kontrolleve, në banesën e çiftit  në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë gjetën dhe asgjësuan 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu, në banesë u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.

Tashmë vazhdon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të kërkuarit Daniel Yzeiraj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco