Vrasja e dyfishtë në Tiranë: Ç'e nxiti autorin të vriste natën, kunatën e tij 37-vjeçare

Vrasja e dyfishtë në Tiranë: Ç'e nxiti autorin të vriste natën, kunatën e tij 37-vjeçare

07:46, 08/04/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shkozë të Tiranës, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç.

Sipas burimeve për BW autori i dyshuar, Roland Sinani, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe. Pas kësaj 43-vjeçari ka vrarë dhe veten.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës dha këtë informacion paraprak:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco