Valixhe e dyshimtë në një stacion autobusi në Gjirokastër, policia jep detajet

Valixhe e dyshimtë në një stacion autobusi në Gjirokastër, policia jep detajet

22:15, 07/04/2023
A+ Aa A-

Një valixhe e konstatuar pranë një stacioni autobusi në Gjirokastër ka alarmuar policinë. Por pas kryerjes së procedurave të verifikimit, ka rezultuar se brenda kishte sende personale të një qytetari. Ai e kishte harruar valixhen në stacion dhe është kthyer pas disa minutash për ta marrë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari.

Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco