Dyshohet se fshihet Suel Çela, RENEA rrethon tregun e fruta-perimeve në Elbasan

Dyshohet se fshihet Suel Çela, RENEA rrethon tregun e fruta-perimeve në Elbasan

18:34, 07/04/2023
A+ Aa A-

Forcat RENEA mësohet se kanë ushtruar kontrolle në ambientet e tregut të fruta-perimeve në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, i ati i të shumëkërkuarit Suel Çela. 

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se RENEA kanë rrethuar të gjithë zonën përreth tregut dhe kanë bërë shoqërimin e 5 personave. 

Ndërhyrja ka qenë e beftë dhe ka gjetur të papërgatitur tregtarët të cilët kanë debatuar me efektivët dhe u kanë kërkuar atyre vendimin e gjykatës për të ushtruar kontrolle.  

Operacioni është në vijim e sipër, e ndërsa ka dyshime se RENEA ka shkuar për kontroll se aty mund të fshihet Suel Çela, në kërkim që pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

Suel Çela është një nga personat më të kërkuar!  Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. 

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.

Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasja me policinë në vitin 2017. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco