VIDEO/ Pamjet e aksidenti me vdekje në Fier

VIDEO/ Pamjet e aksidenti me vdekje në Fier

21:17, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një qytetar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fier, për shkak të një aksidenti të ndodhur në vendin e njohur si ‘Kthesa e Patosit’.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në komisariat për hetime të tjera.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Patosit’, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco