Burri ushtroi dhunë ndaj saj, gruaja merr vendimin ekstrem në Elbasan, hidhet nga dritarja e banesës

Burri ushtroi dhunë ndaj saj, gruaja merr vendimin ekstrem në Elbasan, hidhet nga dritarja e banesës

13:03, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, aty ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës. Policia sqaron se për këtë ngjarje kanë vënë në pranga bashkëshortin e saj, personin me inicialet G.Q, 35-vjeç, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes.

Ka qenë dhuna e vazhdueshme, shkak që gruaja të merrte këtë vendim kaq të rëndë. Në njoftimin e Policisë, thuhet se gruaja është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco