Merr flakë makina në Korçë, ja detajet e para

Merr flakë makina në Korçë, ja detajet e para

09:50, 06/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme një automjet është djegur ndërsa thotë se ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, por thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq djegia e makinës dyshohet e qëllimshme.

Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë.

Burime bëjnë me dije se gjatë kqyrjes së kamerave të sigurisë, shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

Deri më tani autori nuk është identifikuar, nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

Njoftimi:

Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur "Ura e fajancës", ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco