Dosja 339, Apeli i GJKKO rrëzon dënimin me 12 vjet burg për Astrit Avdylin. E Kthen për rigjykim

Dosja 339, Apeli i GJKKO rrëzon dënimin me 12 vjet burg për Astrit Avdylin. E Kthen për rigjykim

14:18, 04/04/2023
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO vendosi që gjykimi për Astrit Avdylin të rinisë edhe një herë në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Apeli për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg, ndërsa vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë. Ndërkohë që Denis llaftiu nga i pafajshëm i ndryshohet vendimi në 10 vite burg.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 04.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 4/54 akti, datë 25.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.B.(alias A, S.), J.K.(alias A.), F.Ll., I.S.(alias M.Gj.), Xh.Sh., dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1.“Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. (alias A.S.) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. (alias A.S.) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3.Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit A.B. (alias A.S.) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.

4.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri A.B. (alias A.S.) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

5.Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri A.B. (alias A.S.) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6.Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K. (alias A.), për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b”, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

7.Në aplikim të nenit 36 të Kodit Penal konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë: {…}, me adresë {…}, me numër pasurie {…}, Zona Kadastrale {…}, {…}.

8.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit J.K. (alias A.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

9.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit J.K. (alias A.) , për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

10.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit J.K. (alias A.) , për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

11.Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri J.K. (alias A.) në një burg të sigurisë së zakonshme.

12.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

13.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

14.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

15.Në aplikim të neneve 261 pika 1, germa “a” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurit D.Ll. me vendimin Nr. 33 Akti, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.

16.Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ll. për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

17.Në aplikim të neneve 261 pika 1, germa “c” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit F.Ll..

18.Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S. (alias M.Gj.) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

19.Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S. (alias M.Gj.) për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

20.Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit I.S. (alias M.Gj.) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” germa “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.

21.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri I.S. (alias M.Gj.) dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

22.Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri I.S. (alias M.Gj.) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

23.Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

24.Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh. për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

25.Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Xh.Sh. pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” germa “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.

26.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xh.Sh. dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

27.Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xh.Sh. në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr.8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet që lidhen me:
– Fajësinë e të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b” e Kodit Penal, llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale, si dhe disponimin në lidhje me konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë “{…}”, me adresë {…}, me numër pasurie {…}, zona kadastrale {…}, {…};
– Fajësinë e të pandehurve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
– Fajësinë e të pandehurve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
– Vendin e vuajtjes së dënimit për të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.K.(alias A.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit J.K.(alias A.) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri J.K.(alias A.), pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit D.Ll. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit D.Ll. me 10 (dhjetë) vjet burgim.
– Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri D.Ll. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre)vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit I.S.(alias M.Gj.) me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Sh., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.
– Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Xh.Sh., me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

3. Prishjen e vendimit nr. 8, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit A.B.(alias A., S.) dhe F.Ll. dhe kthimin e akteve për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

4. Mospranimin e ankimit të ankuesve I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

5. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel iu ngarkohen solidarisht të pandehurve J.K.(alias A.), D.Ll., I.S.(alias M.Gj.) dhe Xh.Sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco