Kundërshtoi kontrollin në vilën e partneres, bie kërkesa e Ahmetajt

Kundërshtoi kontrollin në vilën e partneres, bie kërkesa e Ahmetajt

11:10, 29/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.

Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, deputeti socialist ankimoi vendimin e kontrollit dhe kërkoi që ai të shpallet antikushtetues dhe i paligjshëm, por kjo ankesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, avokatët mbrojtës të Ahmetajt e kundërshtuan me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku deputeti bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha, por ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, dy vila në pronësi të ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, ku u ushtrua edhe kontroll, u vunë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme. Njëra prej vilave ndodhet në Hamallaj dhe tjetra në Palasë.

Vendimi i sekuestrimit të dy pronave vjen si rezultat i hetimit të regjistruar nga SPAK për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyres, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë për deputetin Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco