VIDEO/ Banorët e Fushë Milotit në protestë për rrugën: Nëse nuk riparohet do bllokojmë qarkullimin

10:45, 28/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Fushë Milotit dolën në protestë këtë të martë duke kërkuar ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë.

Ata kërkojnë që këto mjete të mos kalojnë në zonë pasi perveç dëmtimit të asfaltit po sjellin edhe ndotje të madhe dhe rrezik për jetën e banorëve, kryesisht të fëmijëve.

Policia u kërkoi banorëve që të mos bllokojnë rrugën sot, duke ju thënë se kanë kërkuar 10 ditë afat që firma të marrë masa për rehabilitimin e rrugës së dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco