Kokaina vinte në kontejnerë me lëkurë viçi, kapen 760 kg, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Kokaina vinte në kontejnerë me lëkurë viçi, kapen 760 kg, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

09:37, 28/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup narko-trafikantësh dominikanë mes të cilëve është arrestuar edhe 1 shqiptar. Mësohet se u është sekuestruar edhe një sasi prej 760 kg kokainë.

Si rezultat i këti operacioni, 21 persona janë vënë në pranga, shumica janë dominikanë, 4 prej tyre gra, ndërsa një të arrestuarve mësohet se është shqiptar.

Ndërkaq pjesë e rrjetit janë dhe disa shtetas italianë, të gjithë të akuzuar për trafik droge e riciklim parash.

Kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një përfitim shitje me shumicë rreth 23 milionë euro e në shitjen me pakicë 61 milionë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 autovetura, 341 mijë euro cash dhe një motor.

Grupi i trafikantëve i kishte bazat e tij në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull'Arno e Creazzo.

Kokaina mbërrinte në territorin italian përmes kontejnerëve që transportonin lëkurë të papërpunuar të vicit për llogari të një kompanie italiane e hapur enkas për këtë punë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më shkurt të 2022 e kanë çuar në kapjen e gjithsej të 760 kg kokainë.

Rreth mesditës priten detajet e këtij operacioni në një konferencë për mediet mbajtur në Prokurorinë e Bolonjës në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kriminale Italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco