Në Top Channel u shmang masakra? ‘Associated Press’: Hetimi nuk ka prodhuar akoma asnjë pistë

Në Top Channel u shmang masakra? ‘Associated Press’: Hetimi nuk ka prodhuar akoma asnjë pistë

20:40, 27/03/2023
A+ Aa A-

Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët ishin larguar nga ambientet e punës së tyre.

Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë, mund të ishin pre e një sulmi shumë të rëndë.

Në media janë raportuar disa pista hetimi, por agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Associated Press shkruan se hetimi deri më tani nuk ka asnjë pistë.

“Një rojë sigurie u vra pas të shtënave me armë zjarri në ndërtesën e një stacioni televiziv privat shqiptar,” raporton agjencia.

Sipas saj, më shumë se 25 plumba u qëlluan mbi ndërtesë gjatë kohës që stafi ishte në turnin e natës.

“Viktima Pal Kola, baba i tre fëmijëve, i cili jetonte në mënyrë modeste në periferi të Tiranës, kishte gjashtë muaj që punonte për sigurinë,” shkruan AP.

“Autoritetet lokale, shoqatat e gazetarëve dhe ambasadat dhe organizatat perëndimore dënuan sulmin dhe i kërkuan organeve të zbatimit të ligjit që t’i nxjerrin autorët para drejtësisë.

Është e paqartë se çfarë e nxiti sulmin. Një hetim nuk ka prodhuar deri më tani asnjë pistë,” raporton agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco