Droga me 'call center' në Tiranë: Taksistët çonin 'mallin' te klientët

Droga me 'call center' në Tiranë: Taksistët çonin 'mallin' te klientët

10:57, 03/05/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës.

Për të kryer veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndës narkotike, grupi përdorte një numër celulari. Ky numër shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një 'call center'.

Në një dhomë në Laprakë qëndronin të paktën 3 persona, që shërbenin si operatorë në 24 orët e ditës.

Pas porosisë, “malli” mbërrinte te klientët përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe drogë.

Ata operonin kryesisht në zonën e “Laprakës” dhe “Xhamllikut”. Në mesin e të arrestuarve janë 3 taksistë.

Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal.

“Malli” ruhej në shtëpi me qira që ishin marrë nga ana e organizatorëve.

Furnizues të këtij grupi ishin Ervis Gorellari dhe Fatjon Cici, të arrestuar në shkurt të këtij viti në “Astir” dhe Enea Sulejmani, Igli Begaj e Shkëlqim Osteni, të cilët u arrestuan në 22 mars në një operacion në rrugën e “Kavajës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco