Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet burri në Sarandë

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet burri në Sarandë

13:24, 27/03/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 67 vjeçar me iniciale N. K. banues në Sarandë pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-S. H., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-B. S., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco