Sulmi ndaj Top Channel, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Autoritetet të zbardhin ngjarjen

Sulmi ndaj Top Channel, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Autoritetet të zbardhin ngjarjen

09:44, 27/03/2023
A+ Aa A-

Reagimeve ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku roja i sigurisë, Pal Kola, së televizionit “Top Channel” mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë ndaj këtij televizioni i është shtuar një reagim i fundit nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt.

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco