FOTO/ Përmbyset në rrugë autobusi në Tiranë, raportohen 3 të plagosur

FOTO/ Përmbyset në rrugë autobusi në Tiranë, raportohen 3 të plagosur

16:02, 26/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë te Rruga e Elbasanit pranë Pallatit të Brigadave, ku një autobus është përmbysur në rrugë. 

Sipas burimeve për SYRI-n, autobusi i përket linjës së Farkës dhe është përmbysur duke lënë të plagosur të paktën tre pasagjerë, pa probleme për jetën.

Nga pamjet e siguruara dallohet se autobusi ka përplasur edhe dy makina të tjera duke shkaktuar dëme materiale. 

Pritet që ekspertët të shpjegojnë arsyet e këtij aksidenti të rëndë. 

Tiranë/ Informacion paraprak
 
Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 
 
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
 
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. 
 
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco