Aksident në Durrës, 3 të plagosur në spital

Aksident në Durrës, 3 të plagosur në spital

10:20, 26/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur te mbikalimi i Plepave në Durrës, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave,  automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco